Atiqi kujton masakrën e 3 dhe 4 shkurtit: Viktimat u vranë vetëm se ishin shqiptarë
Aktuale
February 04, 2025 - 21:45
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka përkujtuar Masakrën e 3 dhe 4 shkurtit.
Ai ka thënë se në këto dy ditë u krye një ndër krimet më të rënda ndaj popullatës shqiptare, raporton Zeri.info.
Atiqi tha se viktimat e kësaj masakre u vranë vetëm se ishin shqiptarë.
“Sot kujtojmë me dhimbje viktimat dhe ripërsërisim zotimin tonë për drejtësi. Mitrovica do të mbetet gjithmonë qyteti i atyre që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e saj”, shkroi ai në një postim në Facebook. /Zëri