Ngërç mes pozitës dhe opozitës në Gjilan për buxhetin e vitit 2025
ë Komunën e Gjilanit, pozitë e opozitë assesi të gjejnë gjuhë të përbashkët për votimin e buxhetit për vitin 2025. Opozita nuk po merr pjesë në mbledhje të Kuvendit të Komunës për ta tejkaluar situatën. Opozitarët e akuzojnë kryetarin për shpërfillje të kërkesave të tyre.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në konferencën e sotme edhe njëherë ka bërë të ditur që situata kaotike mes pozitës dhe opozitës për votim të buxhetit të Komunës për vitin 2025.
Hyseni thotë se vazhdimisht jemi duke i ftuar opozitën në takim të Kuvendit të Komunës për tejkalim të situatës.
Tash me këto veprimet e reja që po ndodhin që nga muaji mars nuk kemi mjete as për paga e as për një lëvizje të vetme qofte investim kapitale qoftë mallra dhe shërbime apo edhe kategori tjera buxhetore deh duke e pa këtë situatë nesër e kemi ftuar një seancë të jashtëzakonshme.
Ndërkohë opozita në Gjilan akuzon kryetarin Hyseni për shpërfillje të kërkesave të opozitës.
Kryetari i Gjilanit tha se do ta ftojë çdo ditë në takim opozitën për t'u takuar për të gjetur zgjidhje për votim të buxhetit./rtk