Vdes dervishi i Teqesë në Alipostivan, Begaj: Mbrojtës i harmonisë fetare
Foto: Facebook

Vdes dervishi i Teqesë në Alipostivan, Begaj: Mbrojtës i harmonisë fetare

Aktuale February 04, 2025 - 12:50

Ka vdekur Baba Hekuran Nikollari, dervish i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan. Për vdekjen e tij ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e vlerësoi si për angazhimin dhe përkushtimin ndaj besimtarëve, duke e cilësuar atë një mbrojtës të identitetit kombëtar.

Begaj, në një postim në Facebook, tha se falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat duke rikthyer në simbol të vlerave shqiptare, monument të qetësisë, dashurisë dhe ndihmës për të pamundurit.

“Baba Hekurani do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj besimtarëve, si mbrojtës i identitetit kombëtar dhe përhapjes së harmonisë fetare. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, besimtarëve bektashinj dhe i bashkohem lutjeve për prehjen në paqe të shpirtit të Baba Hekuran Nikollarit”, shkroi Begaj.