Infeksionet seksualisht të transmetueshme në rritje në Kosovë, kërkohet marrja e masave për parandalim
Foto: Ilustrim

Infeksionet seksualisht të transmetueshme në rritje në Kosovë, kërkohet marrja e masave për parandalim

Aktuale February 04, 2025 - 11:34

Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë janë një sfidë serioze për shëndetin publik në Kosovë, me një rritje të ndjeshme të rasteve, ku vetëm gjatë viti 2023 janë raportuar 480 raste.

Këtë të dhëna u bënë të ditura në tryezën e rrumbullakët të mbajtur të martën me temën “Përmbledhje e Politikave: Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë”, e cila u organizua në kuadër të projektit të mbështetur nga CFLI (Canada Fund for Local Initiatives) dhe implementuar nga Action for Mothers and Children (AMC).Dr. Murat Mehmeti, ekspert në fushën e shëndetit publik i cili është edhe autor i këtij raporti, tha se rritja e numrit na flet edhe për marrjen e masave për parandalim, testim dhe trajtim.

“Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë janë një sfidë e madhe për shëndetin publik në vendin tonë. Të dhënat e IKSHP ka rritje të raportimit të rasteve nga 178 raste në vitin 2022 në 480 në vitin 2023. Ka një rritje apo një përmirësim të raportimit. Rritja e numrit na flet edhe për marrjen e masave për parandalim, testim dhe trajtim. Përpjekjet aktuale nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), organizatat ndërkombëtare si kanë përmirësuar ndërgjegjësimin dhe qasjen në testim. Megjithatë, stigma, mungesa e objekteve të mjaftueshme për testim dhe edukimi i pamjaftueshëm seksual janë të pa mjaftueshëm”, tha Mehmeti.

Sipas Mehmetit, grupet më të rrezikuara janë të rinjtë, gratë, punonjësit e seksit dhe persona të tjerë të cenueshëm.

“IST transmetohen përmes kontaktit seksual të pambrojtur dhe përfshijnë infeksione bakteriale, virale dhe parazitare. Grupet më të rrezikuara janë të rinjtë, gratë, punonjësit e seksit dhe persona të tjerë të cenueshëm. Ka rritje edhe të HIV/AIDS vitin e kaluar kemi pasur 30 raste te reja që janë paraqitur, e që asnjë herë më parë nuk kemi pasur kaq raste . Ka pasur raste të rritjes edhe të Syphilis”, tha ai, raporton EO-ja.

Mehmeti tha se nga 480 raste të raportuara nga viti 2023, Klamidia është IST më e zakonshme me 52% e rasteve, e pasuar nga HPV-ja.

“480 raste të raportuara nga viti 2023, Klamidia është IST më e zakonshme me 52% e rasteve, e pasuar nga HPV. Prishtina, Peja dhe Ferizaj kanë numrin më të lartë të rasteve. Gjinia femërore më e prekur (326 raste nga 480). Grup-mosha më e atakuar 25-49 vjeçe. Ka mungesë të qasjes në testim dhe trajtim”, tha ai.

Image