“I kam financuar prej fillimit”: Ish-deputeti i LVV-së zbulon kush e financon partinë në pushtet

“I kam financuar prej fillimit”: Ish-deputeti i LVV-së zbulon kush e financon partinë në pushtet

Aktuale February 04, 2025 - 10:47

Florin Krasniqi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zbuluar se gjatë periudhës që ai ishte pjesë e partisë, ai dhe të tjerë ishin të detyruar të kërkonin financim, madje edhe duke shkuar në Shqipëri.

Sipas tij, ai ka financuar partinë në fillim, por tani Lëvizja ka gjetur mënyra të tjera për të siguruar burime financiare, duke përmendur shitjen e rrymës si një burim kryesor të të ardhurave.

“Në atë kohë na lypshin para, kemi shkuar edhe në Shqipëri për t’i kërkuar, financat ishin të pakta, kryesisht unë e kam financuar Lëvizjen”.

“Por tani Lëvizja mendoj se nuk ka nevojë për furnizim nga individë apo kompani, sepse ka gjetur mënyrën për t’u furnizuar, kryesisht përmes shitjes së rrymës”.

“Shitja e rrymës, përveç se bëhet në stark market, e gjithë shitja e rrymës në botë bëhet me korrupsion”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.