Mbahet mbledhje komemorative për prof. dr. Isuf Dedushajn

Mbahet mbledhje komemorative për prof. dr. Isuf Dedushajn

Aktuale February 04, 2025 - 10:35

Me rastin e vdekjes së prof. dr. Isuf Dedushaj, familja e tij njofton se sot do të mbahet mbledhje komemorative.

Mbledhja mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ndërsa, të mërkurën nga ora 09:00 deri në 13:00 mbahen homazhe, kurse varrimi bëhet në orën 14:30 në varrezat e qytetit në Prishtinë në lagjen “Arbëria”.

Isuf Dedushaj ka dhënë kontribut të madh në arritjet shkencore. Ishte ndër mjekët më aktiv edhe në kohën e pandemisë i cili edhe pse në moshë, kishte dhënë këshilla e sugjerime të shumta për popullatën. Mbi të gjitha ishte një arkiv e gjallë e të gjithë mjekëve dhe profesorëve nga fusha e Mjekësisë.

Dedushaj ishte mjek, epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë nga Vuthaj, në Mal të Zi. Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci.