![Tahiri shpreh ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve në Jabllanicë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/03/auto_jpg_tre_femijet_e_vdekur_ne_Jabllanice1738597560.jpg)
Tahiri shpreh ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve në Jabllanicë
Aktuale
February 03, 2025 - 23:47
Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka shprehur ngushëllime për familjet e tre të rinjve që humbën jetën pas shembjes së një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.
Ai është shprehur se sot ishte një ditë e rëndë për Kosovën dhe tha se ishte një goditje e madhe, përcjell klankosova.
Tahiri gjithashtu bëri të ditur se Aleanca, dega në Gjakovë sot i ka pezulluar edhe aktivitetet e veta politike.
“Sot ishte një ditë e rëndë për Kosovë, shfrytëzojë rastin të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e tre të rinjve që humbën jetën në Jabllanicë. Ishte një goditje e madhe, sot Aleanca, dega në Gjakovë i pezulloi edhe aktivitetet e veta politike”, u shpreh tutje Tahiri.