”Nër plloç i bëri telefoni,vështirë u nxorën”,dëshmitari rrëfen për tragjedinë ku vdiqën tre të mitur
Përparim Ademaj, familjar ka rrëfyer për momentet tragjike se si e kuptuan që tri viktimat në Jabllanicë të Gjakovës gjendeshin nën rrënojat e një objekti të pabanuar.
Ademaj tha se rastësisht kemi parë që është shembur objekti i shtëpisë së pabanuar dhe janë shkuar në vendin e ngjarjes, ku aty bëri zëri i telefonit të njërit prej viktimave dhe kemi kuptuar se ata ndodheshin poshtë rrënojave.
Ai theksoi se kjo tragjedi erdhi nga Zoti dhe se “dhimbje” ndjejnë shumë.
“Sot ishte një vorrim I madh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Dhimbje kemi pasur boll. E kemi pasur nga Zoti këtë tragjedi”, vijoi ai.
“Objekti ka qenë I pabanuar dhe në 1998 u kall në luftën e fundit. Nuk ka qenë në funksion. I rrethuar ka qenë me rrethoja por egjeli ka qenë me hynë ata fëmijë. Ska qenë shumë rrezik. Nuk e kemi vërenjtur që është për tu shembur. Objekti është shembur 16:35, bazë kamerave tek shtëpia kur e ka kap mqoshin e rrëzimit.
Kur e kemi pare objektin e shkatërruar, prindi I Idealit ka thirr se kush e ka prish. Bashkë me prindin e Idealit dhe Ramës, e pamë shaktërrimin e objektit. Na lindi dyshimi, se kemi kontrolluar gjitha anët se nuk na hapshin telefonin. Vetëm kur ka bërë telewfoni brenda rrënojave. Vështirë dhe dhimbje më të madhe s’ka. Menduam se janë gjallë, kur u hapën telefonat menduam se janë gjallë. Por jo. Me ambulance, zjarffikësa e polici. Por e kot”, tha Ademaj. /dukagjini