Hoxhaj: Liberalizimi i vizave është punë dhe meritë e jona
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxha i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti lidhur me liberalizimin e vizave.
Sipas Hoxhajt, me deklaratën “liberalizimi i vizave nuk është bërë pa u bërë Gërvalla ministre”, Kurti ka treguar paditurinë e tij.
“Liberalizimi i vizave nën një është proces i brendshëm, ka kritere të brendshme dhe kjo tregon se sa i padijshëm është zotëri Kurti. Ne i kemi plotësu 95 kritere nga kur e kem marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave. Këto kritere të jashtme janë prezentu jashtë në Bruksel. Prandaj s’ka fare të bëj lidhur me atë se çfarë pozite ka pasë”, tha Hoxha, transmeton klankosova.
Ai tutje theksoi se liberalizimi i vizave për Kosovën është punë dhe meritë e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Zoti Kurti nuk do të duhej të bisedonte për atë se çfarë ka ndodhur me liberalizimin e vizave sepse është punë dhe meritë e jona”, tha Hoxha.