Të veshur në të bardha, emocionojnë shokët dhe shoqet e tre të miturve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë [video]
Aktuale
February 03, 2025 - 14:27
Ka nisur ceremonia e varrimit të tre të miturve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.
Ajo që bie në sy është veshja e shokëve dhe shoqeve të tre të miturve, të cilët janë veshur me uniformat e bardha të shkollës, duke shprehur një ndjenjë të thellë dhimbjeje dhe respekti, raporton Klan Kosova.
Në ceremoni po marrin pjesë edhe shumë njerëz dhe personalitete të njohura politike, që shprehin ngushëllimet e tyre për humbjen e rëndë.