Pjesëtarët e FSK-së realizojnë me sukses trajnimin për pajisjen “HAR-66”

Pjesëtarët e FSK-së realizojnë me sukses trajnimin për pajisjen “HAR-66”

Aktuale February 03, 2025 - 10:25

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Forcat e Armatosura Turke është kryer trajnimi për pajisjen “HAR-66”.

Bëhet e ditur se ky trajnim është realizuar me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

Në njoftim thuhet se bashkëpunime të tilla kontribuojnë në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. /Zëri