Flet familjari i tre viktimave në Jabllanicë: I kemi telefonuar, iu ka bërë telefoni nën rrënoja
Tre të mitur kanë humbur jetën pasi i gjetën nën gërmadhat e një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ata u nxorën nga bashkëfshatarët e tyre pa shenja jeta
Vendin tashmë e kishin siguruar policia, por vetëm pasi kishin nxjerr tre trupa të pajetë të tre fëmijëve nga fshati Jabllanicë e Gjakovës.
E këtë të diele familjarë, miq, e të afërmë të tjerë tashmë gjendëshin tek familarët e tre të miturëve që një natë më parë humbën jetën.
Për afro 5 orë, kishin mbetur nën rrënojat e këtij objekti që kishe mbetur i pa banuar që nga pas lufta.
Që nga ora 16:00 e deri pas orë 23:00 të së shtunës ata mbetën aty, pasi që edhe nuk gjendeshin nga I gjithë fshati që doli ti kërkoj.
Përparim Ademaj familjar i viktimave tregon se si i gjetën.
“E kemi zbulu se i kemi lypë këndej në këtë lagje, që janë dalë me luajtur, kjo ka qenë në këmbë, kur e kemi pa të rrëzuar, kemi dyshuar që mos janë në të, i kemi thirrur në telefon, iu kanë bërë telefonat brenda”, ka deklaruar Përparim Ademaj, familjar i viktimave.
E një tjetër bashkëfshatar tregon se si vepruan për t’i larguar trupat e tre adoleshntëve nga rrënojat.
“Kemi marrë pjesë, si fshat komplet dikush me traktora dikush vet, jena tërhjek, dikush me duar”, ka theksuar Bajrush Brahimaj, bashkëfshatar.
Dy kanë qenë qëtu, njani ka qenë qetu mas juve, nuk kanë pas asnjë gjasë më shpëtu hiç, se edhe iu ka ra bajagi gjatë me nejt ndër gërmadha.
Ata thonë që edhe policia, urgjenca e zjarrëfikësit erdhën shpejt në vendin e ngjarjës.
Trupat e tre fëmijëve fillimisht u dërguan në morgun e spitalit të Gjakovës, por që pastaj u nisën për Prishtinë autopsi.
Të njëjtit do të varrosën nesër, sipas njoftimit të familjës.
Ndërkaq për rastin Prokuroria Themelore e Gjakovës thanë janë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti. /dukagjini