![Të martën mbledhje komemorative për epidemiologun, Isuf Dedushaj](/uploads/zeri.info/images/2025/February/02/auto_Epidemiologu-Isuf-Dedushaj.1738511151.jpg)
Të martën mbledhje komemorative për epidemiologun, Isuf Dedushaj
Aktuale
February 02, 2025 - 16:45
Të martën do të mbahet mbledhje komemorative për epidemiologun e parë shqiptar të Kosoëvs , Isuf Dedushaj.
Familja ka njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet nga ora 12:00 në sallën e kuqe të pallatit të rinisë në Prishtinë.
“Mbledhja komemorative mbahet me datën 4.2.2025 e Martë duke filluar në orën 12 në sallën e kuqe të pallatit të rinisë -Prishtinë”.
“Me datën 5.2.2025 e Merkurë organizohen homazhe për të ndjerin nga ora 9 deri në orën 13 dhe më pastaj varrimi bëhet në ora 14 e 30 në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen Arberia ( ish Dragodan). Njëkohësisht familja e të ndjerit organizon pritje për ngushellime me datë 6 dhe 7 Shkurt në Hotel Grand duke filluar nga ora 9 deri orën 15”, thuhet në njoftimin e familjes.