Gërvalla sulmon Thaçin e Mustafën, s’e lë anash sërish as Haradinajn
Zëvendësja e kryeministrit Albin Kurti, Donika Gërvalla Schwarz, ka vazhduar sulmin e saj të hapur tashmë ndaj ish-presidentit historik Hashim Thaçi dhe ndaj ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Megjithatë edhe këtu nuk përjashtoi gjeneralin Ramush Haradinaj, ndërsa të tre i akuzon për ‘përralla e fjalë boshe’ për liberalizimin e vizave por dhe pretendime të paqena, transmeton klankosova.
”Përrallat dhe fjalët boshe nuk shiten. Nuk e arriti këtë as Hashim Thaçi as si president as si kryeministër, as Isa Mustafa, madje ky duke qenë i zënë bashkë me Hashimin, me konceptimin dhe nënshkrimin e Zajednicës, edhe pse flet shumë e shan shumë, nuk e arriti as Ramush Haradinaj sa ishte kryeministër”, tha ajo.
Ajo madje fliste me mburrje të pameritë, duke pretenduar se sollën rezultate tek partnerët ndërkombëtarë, kurse Kosova vet nga ky mandat qeverisjeje, nga BE vuan masa ndëshkuese!
”Kursi ynë i vendosur ka dhënë rezultat. Jo vetëm brenda, por edhe në marrëdhënie me partner ndërkombëtarë”, ishin pretendimet e saj.
Ky sulm i ri ndaj tyre, vie pas deklaratave skandaloze që javën që lamë pas Gërvalla i bëri kandidatit për kryeministër nga AAK, Ramush Haradianj, duke e quajtur ”Gjeneral të vetëshpallur”.