![Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrethrrotullimit te “Rruga C” [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/February/02/auto_rrethrrotullimi-rrugac1738499276.jpg)
Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrethrrotullimit te “Rruga C” [video]
Aktuale
February 02, 2025 - 13:24
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, i cili është edhe kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në “Rrugën C” në kryeqytet.
Xhaferi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka publikuar një video të punimeve në këtë pjesë të kryeqytetit.
“Nga terreni”, ka shkruar Xhaferi në mbishkrimin e videos.
Theksojmë se gjatë së shtunës në mes të “Rrugës C”, ka filluar ndërtimi i rrethrrotullimit, i cili, përveçse do të rrisë sigurinë në komunikacion, do të lehtësojë edhe lëvizjen për banorët e kësaj zone. /Zëri