Krasniqi për tragjedinë në Jabllanicë: Jemi pranë familjeve të fëmijëve, Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë
Aktuale
February 02, 2025 - 13:13
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjeve të tre fëmijëve që humbën jetën të shtunën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanueshme në Jabllanicë të Gjakovës.
“Dhembje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente zie, jemi pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë!”, shtoi ai.