Haxhiu: Humbja e jetëve të fëmijëve në Jabllanicë është tragjedi e thellë
Aktuale
February 02, 2025 - 11:52
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë.
"Humbja e jetëve të fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës është një tragjedi e thellë dhe dhimbje e madhe për të gjithë. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e të ndjerëve. Ky është një moment i papërballueshëm dhimbjeje, dhe lutem që ata të gjejnë forcën dhe mbështetjen që u nevojitet për ta përballuar këtë humbje të tmerrshme", ka shkruar Haxhiu në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.