Tragjedia në Jabllanicë, reagon Ardian Gjini
Foto: Laura Hasani

Tragjedia në Jabllanicë, reagon Ardian Gjini

Aktuale February 02, 2025 - 08:06

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Jabllanicë, ku humbën jetën tre fëmijë.

Ai shprehu dhimbjen për këtë ngjarje tragjike dhe dërgoi ngushëllime për familjet e prekura.

“Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë sonte! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen!”, tha Gjini.

Ai theksoi nevojën për mbështetje në këto momente të vështira.

“Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda”, përfundoi i pari i komunës.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Jam i tronditur nga lajmi per humbjen e jetes se tre femijeve ne Jabllanice sonte!

Ngushellimet e mia me te sinqerta per familjet!

Nuk ka fjale qe e shprehin dhimbjen!

Le te bsjme krejt cka mundemi te jemi me familjet ne keto caste te renda!

Qofshin te parajses engjujt!