Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën “C”
Aktuale
February 01, 2025 - 13:19
Ka filluar ndërtimi i rrethrotullimit në rrugën “C” në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi.
“Mirëmëngjesi nga terreni! Në mes të Rrugës C kemi filluar ndërtimin e rrethrrotullimit, i cili, përveçse do të rrisë sigurinë në komunikacion, do të lehtësojë edhe lëvizjen për banorët e kësaj zone”, ka njoftuar ai.
Tutje, ai ka shtuar se “projekt pas projekti dhe hap pas hapi, po vazhdojmë me siguri drejt ndryshimeve infrastrukturore”.