Ushtarët e Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it stërviten kundër zjarrit
Foto: Facebook

Ushtarët e Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it stërviten kundër zjarrit

Aktuale February 01, 2025 - 12:47

KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët e tij e kanë kryer edhe një stërvitje.

Përmes një postim në rrjetin social Facebook thuhet se Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it, zhvillon rregullisht aktivitete stërvitore të “fobisë nga zjarri” në kampin në Novosellë për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se të gjitha këto aktivitete KFOR-i është duke i bërë për të përmbushur të gjitha detyrimet që i takojnë me mandatin që ka.