![Orav: Përvoja e Sorensenit do të ndihmojë drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi](/uploads/zeri.info/images/2025/February/01/auto_Aivo-Orav-dhe-Peter-Sorensen1738406611.jpg)
Orav: Përvoja e Sorensenit do të ndihmojë drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, për t’i dhënë mbështetje në misionin e tij të ri.
Orav është shprehur me besim se eksperienca e Sorensenit do të ketë ndikim pozitiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Jam i bindur se përvoja e tij e gjerë diplomatike do të ndihmojë në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Orav në platformën X.
An excellent first meeting with Peter Sørensen, the newly-appointed EUSR for the Belgrade-Pristina Dialogue.
— Aivo Orav (@AivoOrav) February 1, 2025
I am confident that his extensive diplomatic experience will help advance the normalization of relations between Serbia and Kosovo.
My team and I will fully support him! pic.twitter.com/IuL7bZJyj8