Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2025
Foto: Facebook

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2025

Aktuale January 31, 2025 - 16:23

Gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komuna, Arbër Zenuni, Komuna e Rahovecit, ka mbajtur seancën e parë të rregullt për këtë vit kalendarik.

Të pranishëm në seancë përveç shumicës së anëtarëve të kuvendit komunal, i pranishëm poashtu ishte edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e LMT-së.

Pika e parë e kësaj mbledhjeje ishte votimi i proces verbalit nga mbledhja e kaluar e cila u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse.

Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve: 

Historiku i parcelave prej periudhës kur komuna e posedon historiatin

Listimi i operatorëve sipas ofertave në procesin e tenderimit me 20%

Çmimi i lartë i peletit – pyetje dhe kërkesë për ndërprerje të kontratës

Kubëzimi i rrugëve dhe pastrimi i tyre në Krushë të Madhe

Çështja e kanalit të kullimit të tokave në Malësi të Vogël

Nevoja për rrugë fushore në Hoçë të Vogël, Brestoc dhe Nagac

Funksionalizimi i AMF-ve dhe rifillimi i punimeve në AMF-në e Opterushës

Rregullimi i shtratit të lumit, Nagac – Brestoc

Propozim për parking të hapur mbi qendrën e regjistrimit të veturave

Gjendja e rrugëve nacionale dhe rrugëve lokale

Të ketë zgjidhje lidhur me qentë endacakë

Punimet që i zhvillon “Radoniqi” – sanime jo të duhura

Pagesat e shujtave për kontratat kolektive

Kontrata për rregullimin e varrezave të martirëve

Çështja e trafos në rrugën “Vëllezërit Frashëri”

Obligimet kontraktuale dhe financiare

Kapacitetet financiare të komunës

Theksojmë që pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit.