Përfshirja e Naim Murselit në vrasjen e Liridona Ademajt, avokati i familjes: Provat e tregojnë qartë
Aktuale
January 31, 2025 - 14:00
Leutrim Syla, avokati i familjes së Liridona Ademajt, pas seancës së sotme për vrasjen e të ndjerës para mediave ka folur për deklarimin e pafajshëm të Naim Murselit për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.
“Nuk mund të themi në asnjë rast se ka qenë e pritshme apo jo, për shkak se provat materiale edhe ato që parashihen në aktakuzë janë aq të qarta, ashtu edhe sikur të pranonte fajësinë nuk do të ishte diçka e re për ne, edhe mospranimi i fajësisë është diçka e pritshme, por edhe sikur ta pranonte nuk do të kishte çudi apo habi se pse e ka pranuar”, ka thënë Syla.