Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për palestinezët në Gazë

Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për palestinezët në Gazë

Aktuale January 31, 2025 - 10:30

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur sot armëpushimin e arritur në Gazë.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur këtë të premte ka njoftuar se Kosova do të ndihmojë palestinezët me 500 mijë euro, transmeton Zeri.info.

“Si qeveri e përshëndesim marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Gazë, si rezultat i së cilës faza e parë parasheh mundësinë e dërgimit të ndihmave për popullin palestinez. Për këtë qëllim Republika e Kosovës do të ndajë 500.000 euro mbështetje për popullin palestinez në Gazë”, ka deklaruar Kurti. /Zëri