Rama sot ndan mirënjohje për familjet Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit
Foto: Laura Hasani

Rama sot ndan mirënjohje për familjet Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit

Aktuale January 31, 2025 - 09:25

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot do të ndajë mirënjohje për familjet Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit, si dhe do të bëjë nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Kryeqyteti, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe degët e tyre në Prishtinë, me rastin e 28-vjetorit të ditës së rënies së heroit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, organizon sot, më 31.01.2025, këto aktivitete:

09:00 – në odën e Komunës së Prishtinës, kryetari Perparim Rama do të ndajë Mirënjohje për familjet Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit.

10:00 – nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.