Familja e heroit i reagon ashpër Kurtit: S’je kryeministër i idealeve të Fadil Vatës
Avokati Labinot Vata, familjar i heroit Fadil Vata, i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti, i cili në një tubim të LVV-së të mbajtur në Suharekë, kishte deklaruar se gjendet në qytetin e heroit.
Vata tha se Kurti mund të jetë në Therandën e Fadil Vatës por ai sipas tij, nuk është kryeministër i idealeve të Fadil Vatës e as bashkëveprimtarëve të tij.
“Theranda çdo ditë përkujton Fadil Vatën dhe veprat e tij, përkujtim të cilën nuk iu bashkangjite asnjëherë, e tani në kohë fushate po e përdorë emrin e Fadil Vatës, për të marrë besim të qytetarëve, e i cili besim është keqpërdoruar nga ju gjatë katër viteve të fundit, duke e izoluar Kosovën dhe duke e ndaluar atë në rrugën e saj drejtë zhvillimit dhe forcimit”, shkroi avokati Labint Vata.
Sipas tij, qytetarët e Therandës janë koordinuar për ta ndaluar koordinimin e Kurtit “me miqtë e tij me mandat të rezervuar”.
Po ashtu, sot gjatë ditës shefit të ekzekutivit i reaguan edhe familjarë të Ramë Bllacës e Destan Bajraktarit, të cilët shprehën po ashtu kritika ndaj kryeministrit.