Përfundon dëshminë dëshmitari i 119-të në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Përfundon dëshminë dëshmitari i 119-të në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale January 30, 2025 - 14:15

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 119-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar dëshmoi me masa mbrojtëse dhe përveç dy-tri pyetjeve nga Prokuroria që u bënë në seancë publike, e gjithë dëshmia e tij u dëgjua në seancë private për publikun.

Si rrjedhojë, seanca përfundoi për sot, për të vazhduar më pas më 10 shkurt 2025, ashtu siç është planifikuar në kalendarin e Gjykatës.

Vlen të theksohet se fillimi i seancës së sotme ishte i paqasshëm për publikun për shkak të problemeve teknike në transmetim, gjë e cila u konfirmua edhe nga Gjykata përmes një njoftimi për media.