Konjufca për Gazmir Racin: Mbrojtës i pakompromis i qeverisë “Kurti”

Konjufca për Gazmir Racin: Mbrojtës i pakompromis i qeverisë “Kurti”

Aktuale January 30, 2025 - 12:21

Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Gazmir Raci, i cili mban numrin 96 në listën e këtij subjekti, ka ndarë një moment nga takimi me qytetarë në Pejë, së bashku me nënkryetarin Glauk Konjufca.

Në video dëgjohet Konjufca duke e vlerësuar lart figurën e tij.

“Mbrojtës i pakompromis i punës së mirë dhe qëndrimeve të drejta të qeverisë ‘Kurti’ dhe këtë e ka shprehur dhe nuk është frikësuar”, thotë Konjufca.

E Raci në Facebook ka shkruar “së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, drejt fitores së madhe më 9 shkurt për 500 mijë zemra që rrahin si një”.