Haradinaj prezanton investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore
Foto: Facebook

Haradinaj prezanton investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore

Aktuale January 30, 2025 - 12:09

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka postuar sot foto në rrjetin e tij social Facebook, nga bjeshkët e Rugovës, Brezovica, Bjeshka e Belegut, si dhe Brodit, duke e quajtur kështu Kosovën një vend të bekuar nga natyra.

Ai ka shkruar se e bekuar nga natyra, Kosova do të bëhet me katër qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore.

“Përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës, projektet e mëdha me top-prioritet janë: 1. Bjeshkët e Sharrit - Brezovicë – vlera e investimeve 400 milionë euro. 2. Bjeshkët e Nemuna – Bogë / Rugovë – vlera e investimeve 60 milionë euro. 3. Bjeshkët e Nemuna – Bjeshka Belegut – vlera e investimit 20 milionë euro 4. Bjeshkët e Sharrit – Brod – vlera e investimeve 20 milionë euro”, tha Haradinaj.