Kurti përgëzon Rushitin, shpreh gatishmëri për mbështetje

Kurti përgëzon Rushitin, shpreh gatishmëri për mbështetje

Aktuale January 30, 2025 - 11:31

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me vartësen e tij, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun, kanë pritur në takim përfaqësues nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Kreu qeveritar ka përgëzuar Qendrën dhe aktivisten Feride Rushiti për suksesin e nominimit për Çmimin Nobel për Paqe, që u bë nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson.

“Kryeministri shprehu gatishmërinë për mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë nominim”, thuhet në njoftimin qeveritar.

Gatishmërisë për përkrahje, iu bashkua edhe ministrja Haxhiu, e cila theksoi se ky nominim vjen si rezultat i punës së madhe të organizatës dhe përfaqësuesve të saj për adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, derisa ka shtuar rëndësinë e vazhdimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit të Ministrisë së Drejtësisë me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Kryeministri ka vlerësuar punën e QKRMT-së, duke veçuar rëndësinë e grumbullimit të bazës së të dhënave dhe dëshmive të të mbijetuarve të torturës e dhunës gjatë luftës në Kosovë.