Osmani: Qëndrueshmëria kombëtare është detyrim yni
Foto: Laura Hasani

Osmani: Qëndrueshmëria kombëtare është detyrim yni

Aktuale January 30, 2025 - 11:01

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet hibride, teksa ka thënë se ky është detyrim për qëndrueshmëri kombëtare.

Osmani këtë e tha në konferencën e Ministrisë së Mbrojtjes, me temën “Qëndrueshmëria kombëtare – sfidat dhe rruga përpara”, ku do të marrin pjesë liderët shtetërorë.

“Institucionet duhet të jenë të gatshme dhe të koordinuara për mbrojtje ndaj sulmeve hibride. Duke pasur parasysh se qëndrueshmëria kombëtare është detyrim yni për gjeneratat e ardhshme, këtë e kemi treguar edhe gjatë rezistencës paqësore edhe ne kohen e luftës”, ka thënë Osmani.

Image

Tutje presidentja ka theksuar se për mbrojtje hibride duhet investim në teknologji.

“Me zhvillimin e teknologjisë ne duhet të jemi të përgatitur për mbrojtje, prandaj duhet investuar në teknologji digjitale për të siguruar mbrojtje efektive ndaj sulmeve kibernetike. Zhvillimi ekonomik është nyje kyçe për siguri kombëtare”, ka thënë ajo. /RTK