Aksidenti tragjik në Uashington, Haradinaj ngushëllon familjet e viktimave
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedisë që ndodhi në Washington, ku një avion me 64 persona dhe një helikopter u përplasën në ajër.
Haradinaj në një postim në Facebook thotë se në këto momente të rënda mendimet e tij janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan.
“I tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Uashington DC. Në këto momente të rënda, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Ngushëllimet më të përzemërta për mbarë popullin mik amerikan. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Të kujtomë se një aeroplani i kompanisë “American Airlines” me 64 persona në të është përplasur në ajër me një helikopter në Washington DC dhe të dy kanë rënë në lumin Potomac.