Piloti shqiptar që drejtoi për 14 orë aeroplanin drejt Nju-Jorkut

Piloti shqiptar që drejtoi për 14 orë aeroplanin drejt Nju-Jorkut

Aktuale January 30, 2025 - 10:23

Veton Breznica është piloti shqiptar i A320-B777, një nga aviatorët më me përvojë, që realizon fluturime me profesionalizëm të lartë.

Përvoja e gjatë e tij në shumë destinacione të botës ka bërë që Vetoni të jetë emër suksesi, ku së fundmi ka realizuar edhe një udhëtim 14-orësh drejt Nju-Jorkut, me aeroplanin B777, transmeton albinfo.ch.

“Në fluturimin e radhës mbi 14-orësh për në Nju-Jork e pata mundësinë e rrallë me fluturu me B777 për pak minuta mbi Kosovën tonë të dashur; një ëndërr e kamotshme. Kënaqësi dhe emocion i veçantë t’i përshëndetësh në gjuhën shqipe miqtë në kontrollin e trafikut ajror të Prishtinës. Emocion i papërshkrueshëm e i paharrueshëm kur e di që familja e shoqëria po më përshëndesin nga atje poshtë, derisa unë kaloj me shpejtësi prej afërsisht 900 km/h”, është shprehur ai. /Albinfo.ch