Krasniqi pret në takim ambasadorin Hargreaves: Kosova mundet më mirë
Memli Krasniqi është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, takim në të cilin ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe zhvillimet e tjera aktuale në vend.
Në njoftimin e PDK-së thuhet edhe se Krasniqi e ka njoftuar ambasadorin britanik për programin e kësaj partie dhe të kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza.
“Kryetari Krasniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.
“Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anekënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.
Kryetari Krasniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.
“Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anekënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët.
Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik.