FSK-ja do të zhvillojë marshim stërvitor në parkun e Gërmisë
Aktuale
January 29, 2025 - 12:31
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë një marshim stërvitor në terren sipas planit të trajnimeve.
Komuna e Prishtinës bën të ditur se ky aktivitet do të mbahet më 7 shkurt 2025 në parkun e Gërmisë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë një marshim stërvitor në terren sipas planit të trajnimeve. Aktiviteti do të mbahet më 7 shkurt 2025 në Parkun e Gërmisë, Prishtinë. Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të këtij ushtrimi”, thuhet në njoftim.