EULEX-i shton trupat në prag të zgjedhjeve

EULEX-i shton trupat në prag të zgjedhjeve

Aktuale January 29, 2025 - 11:42

Misioni i EULEX-it ka njoftuar për shtim të trupave policore për, siç kanë thënë, garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Dje shefi i misionit EULEX i ka shprehur mirëseardhje Njësisë Policore të Specializuar të 5-të nga forcat e EUROGENDFOR-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Shërbimi i Sigurisë Publike i Lituanisë dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë, të cilët do të punojnë krah për krah me Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të siguruar nga Policia e Polonisë për ta përmbushur mandatin e Misionit për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën dhe për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

“EULEX-i vepron si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tri nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe misioni KFOR i udhëhequr nga NATO-ja është i treti”, thuhet në njoftim. /Zëri