Aliu e Nikoloski do t’i vizitojnë punimet në rrugën Prizren - Tetovë
Aktuale
January 29, 2025 - 08:10
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut Aleksandar Nikoloski sot do të vizitojnë punimet që janë bërë deri më tani në Lot 3, përgjatë trasesë së hapur në rrugën Prizren - Tetovë.
Ndryshe, edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ditë më parë për RTK-në ka bërë ditur se janë bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të rrugës nga Tetova deri te vendi ku do të hapet tuneli në drejtim të Prizrenit.
Ai u shpreh se janë ndarë mjete edhe për projektin e tunelit.
Me ndërtimin e rrugës, arritja nga Tetova në Prizren do të jetë për rreth 30 minuta nga tri orë sa është aktualisht.