Mbërrin në Tiranë arkëmorti i Kryepeshkopit Janullatos, besimtarët bëjnë homazhe në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”
Qindra besimtarë ortodoksë u mblodhën pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” për të nderuar Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta të shtunën. Arkëmorti i hapur i Kryepeshkopit, i mbajtur nga klerikë ortodoksë, mbërriti në Katedrale pasi ishte nisur të hënën në mëngjes prej Katedrales së Athinës.
Gjatë rrugës, arkëmorti u ndal në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare. Homazhet do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet të enjten në orën 11:00.
A2 CNN shkruan se në homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos do të marrin pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, bashkë me 5 ministra grekë.
Gjithashtu, pjesëmarrëse do të jenë të gjitha mitropolitë e vendit; përfaqësues nga ambasadat e huaja në vendin tonë; delegacion i nivelit të lartë nga Vatikani; përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare; Patriku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros; përfaqësues nga nivelet e larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën.