Nga Gjirokastra drejt Tiranës, nisin meshat e përshpirtjes për kryepeshkopin Janullatos

Nga Gjirokastra drejt Tiranës, nisin meshat e përshpirtjes për kryepeshkopin Janullatos

Aktuale January 28, 2025 - 16:31

Gjirokastra dhe fshatrat minoritare të Dropullit kanë nisur të parët homazhet dhe përshpirtjet në nder të kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, që u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.

Qindra besimtarë priten kortezhin me trupin e kryepshkopit që në pikën kufitare të Kakavijës ku u mbajtën homazhet dhe lutjet e para.

Më pas kortezhi rrugën për në Gjirokastër ka bërë ndalesa të shkurtra pranë fshatrave minoritarë të Dropullit, ku kishin dalë besimtarë për të shprehur homazhet e tyre.

Më pas një meshë e shkurtër përshpirtje u mbajt në Katedralen Ortodokse në Gjirokastër “Ngjallja e Krishtit”, ku u bënë shërbesat dhe nderimet e rastit.

Pas këtyre ceremonive kortezhi u nis drejt Tiranës, ku rreth orës 16:00 është parashikuar, mbërritja në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku do te kryhen homazhe edhe gjatë ditës së mërkurë, dhe të enjten është parashikuar ceremonia e varrimit sipas liturgjisë hyjnore.