Walkeri viziton shtëpinë ku u krye masakra e Poklekut: Qenka më rëndë se në Reçak
Aktuale
January 28, 2025 - 14:46
Ish-ambasadori i SHBA-së, William Walker, ka vizituar shtëpinë që i dedikohet masakrës në fshatin Poklek.
Siç transmeton Klan Kosova, Walkeri është prekur emocionalisht nga kjo vizitë.
Ish-ambasadori, që respektohet gjerësisht në Kosovë për rolin e tij në masakrën e Reçakut, ka thënë se ajo çfarë ndodhi në Poklek është edhe më e rëndë se në Reçak.
“Më vjen keq dhe kërkoj falje në emrin tim për atë çfarë ka ndodhur këtu, sepse me të vërtetë qenka edhe më rëndë se në Reçak”, ka thënë Walkeri, njofton Klan Kosova.