Haxhiu: Sami Lushtaku mbrëmë personalisht tentoi ta sulmojë eskortën e Kurtit
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Sami Lushtaku mbrëmë personalisht tentoi ta sulmojë eskortën e Kurtit

Aktuale January 28, 2025 - 12:32

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas fushatës së LVV-së mbrëmë në Skenderaj.

Haxhiu ka hedhur akuza në drejtim të nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, për të cilin ka thënë se ka tentuar që me veturën zyrtare ta sulmojë eskortën e kryeministri Albin Kurti mbrëmë në Skenderaj, transmeton Zeri.info.

“Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare 02Z të Komunës së Skënderajt e ka prerë rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka aluduar tutje se Lushtaku u ka dhënë urdhra, siç i ka quajtur ajo, huliganëve për të penguar fushatën e LVV-së mbrëmë.

“Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur Kryeministrin se po i përdor veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyetë Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar”, ka shkruar Haxhiu. /Zëri