Prokuroria Themelore në Gjilan: Në vitin 2024 u kryen 97% e lëndëve
Aktuale
January 28, 2025 - 10:12
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2210 kallëzime penale, duke përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur, ku ka zgjidhur gjithsej 2157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve.
Gjatë vitit 2024, përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhrat ndëshkimorë, janë zgjidhur 40,8% e rasteve.
Ndërsa, sa u përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave. /Zëri