Një slogan nacionalist serb vendoset në Ambasadën e Kosovës në Norvegji
Aktuale
January 27, 2025 - 15:22
Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur një slogan nacionalist serb “Kur ushtria kthehet në Kosovë”.
Kjo ambasadë e ka quajtur akt kërcënimi të drejtpërdrejtë për Kosovën dhe shkelje të normave ndërkombëtare vendosjen e këtij slogani.
“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të Ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e Ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet ndër të tjera në reagim.