Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave, mëngjeset me mjegull
Foto: Laura Hasani

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave, mëngjeset me mjegull

Aktuale January 27, 2025 - 07:59

Gjatë kësaj jave priten rritje e ndjeshme e temperaturave, duke sjellë një mot më të ngrohtë, por cilësia e ajrit parashikohet të jetë e dobët, andaj rekomandohen që personat me probleme të frymëmarrjes, fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike të kufizojnë daljet gjatë orëve me mjegull.

Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për mjegull në shumë zona, veçanërisht në ultësira dhe vise urbane, gjë që mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit.

Parashikimi i motit për pesë ditë:

E hënë – moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehë nga jugperëndimi.

E martë – mot i ngjashëm me ditën e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

E mërkurë – moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

E enjte – parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra diellore. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 10-12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E premte – moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 metër për sekondë. /Zëri