Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës
Aktuale
January 25, 2025 - 18:19
Bedri Hamza ka pasur një takim të papritur sot me shqiptaro-amerikanin e njohur, Gjokë Paloka, i cili njihet për miqësinë e madhe me familjen presidenciale Trump dhe me vetë presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Hamza ka thënë se nga Amerika veç të mira i kanë ardhur Kosovës, pa treguar nëse këtë herë i ka ardhur atij edhe ndonjë lajm i mirë.
“Një takim me mikun tim dhe të Kosovës, shqiptaro-amerikanin Gjokë Paloka. Nga Amerika veç të mira i kanë ardhur Kosovës”, ka shkruar Hamza.
Ndryshe, shqiptaro-amerikani Gjokë Paloka është shumë i afërt me familjen presidenciale Trump në SHBA dhe kjo afërsi shihet edhe në fotografitë e tyre të përbashkëta.