Vdes në moshën 95-vjeçare kryepeshkopi Anastas Janullatos
Aktuale
January 25, 2025 - 10:23
Anastas Janullatos, kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ka ndërruar jetë.
Siç njoftohet nga mediat në Tiranë, Janullatos ishte shtrirë në spital në Athinë të Greqisë, ndërsa ndërroi jetë për shkak të mosfunksionimit të shumë organeve.
Janullatos ishte 95 vjeçar, ndërsa kishte udhëhequr kishën ortodokse shqiptare që nga viti 1992.