Policia e Kosovës pranon donacion nga Ambasada Britanike
Foto: PK

Policia e Kosovës pranon donacion nga Ambasada Britanike

Aktuale January 24, 2025 - 19:43

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti për Kufi, përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka pranuar sot një donacion nga Ambasada Britanike, i cili përmban pajisje të sofistikuara për punë policore në terren.

Policia e Kosovës theksoi se është falënderuese për trajnimet dhe donacionet e ofruara.

Donacioni përfshin:

Një pajisje zbulimi (Skaner X-ray) në vlerë 37,749.00 euro,

Dy detektorë për kontrabandë (Buster) në vlerë 4,963.75 euro,

68 bateri dore ndriçuese,

75 zmadhues për dokumente,

280 bateri 1.5 volt për zmadhues të dokumenteve, dhe 100 zmadhues për dokumente.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, drejtori i Departamentit për Kufi falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës Britanike për mbështetjen e vazhdueshme.

“Falënderojmë Ambasadën Britanike për ndihmën e pakursyer duke siguruar pajisje elektronike të sofistikuara dhe për organizimin e trajnimeve mbi përdorimin e tyre,” tha ai.

Policia e Kosovës vlerësoi se donacionet dhe trajnimet e ofruara nga Ambasada Britanike kanë ndikuar dukshëm në rritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit të punës policore.