Tërmet në Shqipëri
Aktuale
January 24, 2025 - 14:53
Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ka lëkundur ditën e sotme qarkun e Shkodrës, sipas ESMC-së.
Ndërkohë, IGJEUM raporton se lëkundja u ndje në orën 13:39, 16 kilometra në jug të qytetit të Shkodrës.
Nuk raportohet për dëme ose viktima, ndërkohë që pritet reagim zyrtar nga autoritetet.