Në shkurt pritet të nisë IVF-ja në QKUK, deri tani 300 çifte janë konsultuar
Aktuale
January 24, 2025 - 14:20
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se Projekti e Frytnimit të Asistuar Mjekësor (IVF) po realizohet sipas Planit të Veprimit, e që është i ndarë në disa faza.
SHSKUK-ja njofton se për shkak të interesimit të madh, fillimisht bëhet përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer rreth 300 çifte.
“Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve te rastet para dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para për IVF”, thuhet në njoftim. /Zëri