Thaçi: Gjendja në RMV, alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në RMV, alarmuese dhe e rëndë

Aktuale January 24, 2025 - 13:41

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha sot se nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë aktuale.

Thaçi tha se edhe në të ardhmen do të shpifet se do të bëhet pjesë e Qeverisë, mirëpo, siç tha, janë bërë tetë muaj dhe do të binden.

Ai tha se gjendja në vend është alarmuese.

“Gjendja është aq e mjerueshme, aq alarmuese se gjithkush që mendon për këtë mënyrë ose nuk e njeh politikën ose është bashkëvepruese e këtyre kolaboracionistëve që tash janë pushtet”, tha Thaçi.

Thaçi sot kreu homazhe dhe vendosi kurorë me lule tek varri i Arbën Xhaferit me rastin e 77-vjetorit të lindjes së të ndjerit.